Lajmet e fundit

Akademia e PSG-së ka nisur një program për t’i larguar lojtarët nga përdorimi i tepërt i telefonave.
Telefonat mbahen nga stafi gjatë pjesës më të madhe të javës. Ata mund t’i marrin në mbrëmje, në orarin e përcaktuar nga akademia.
Por, para kësaj, duhet të kenë rregulluar dhe pastruar dhomat e tyre. Nga e premtja në orën 14:00, përdorimi i telefonit lejohet më lirshëm.
PSG-ja synon të ulë shpërqendrimet dhe të rrisë fokusin te futbolli dhe shkollimi.