PSG-ja pas Skriniarit, tani synon Tomorin NULL NULL 04.05.2023 19:22 04.05.2023 19:22 Paris Saint-Germaini është duke u interesuar për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomorin, ani se e kanë siguruar mbrojtësin e Interit, Milan Skrinar, si lojtar të lirë. Sipas medieve italiane, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos është duke shikuar sërish në Serie A për përforcime dhe specifikisht për lojtarë që luajnë në “San Siro”. Pasi Skrinar do të nënshkruajë kontratën sapo që t’i përfundon ajo me Interin me 30 qershor, parisienët sytë do t’i kenë nga mbrojtësi anglez. PSG-ja në këtë pozitë është duke e shikuar edhe Lucas Hernandezin e Bayernit, Aymeric Laporten e Manchester Cityt dhe Evan N’Dickan e Entracht Frankfurtit. Pavarësisht paraqitjeve të mira me Milanin në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, Tomori s’ka mundur që ta bind trajnerin e Anglisë, që t’i jep as rast. 25-vjeçari ka vetëm tri paraqitje për Anglinë dhe është transferuar te Milani nga Chelsea në vitin 2021 për një shifër prej 32 milionë eurove. Nëse do të shitej, Milani do të kërkonte të paktën dyfishin e kësaj shifre. /Klankosova.tv.