PSG-ja ka gati 180 milionë euro për Kvaratskhelian NULL NULL 21.03.2023 18:09 21.03.2023 18:09 Khvicha Kvaratskhelia ka qenë një lojtar i dalluar si në ligë ashtu edhe në Evropë për Napolin këtë sezon me 13 gola dhe 15 asistime në 29 paraqitje. Paraqitjet e tij kanë rënë në sy në disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain, transmeton Klankosova.tv. Tani sipas Le10Sport, PSG-ja është gati të bëjë gjithçka dhe të dërgojë një ofertë prej 180 milionë euro për të nënshkruar me anësorin gjeorgjian në verë. Kvaratskhelia është raportuar se është kërkuar edhe nga Real Madridi.