PSG-ja e mposht Leipzigun, shkëlqen Messi (VIDEO)

PSG-ja e mposht Leipzigun, shkëlqen Messi (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj skuadrës gjermane Lepzig me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Kylian Mbappe në minutën e nëntë, teksa Andre Silva e ka barazuar për Leipzig në minutën e 28-të, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Leipzig kaloi në epërsi me Nordi Mukiele në minutën e 57-të, por Messi me dy gola ia dha fitoren PSG-së, golin e parë në ndeshje argjentinasi e shënoi në minutën e 67-të, teksa tjetrin shtatë minuta më vonë.

PSG-ja pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë në grupin A, teksa Leipzig në vendin e fundit me 0 pikë. /Klankosova.tv/.