PSG është gati të bëjë çmenduri për Victor Osimhen NULL NULL nga Andi Shabani 01.04.2023 11:05 nga Andi Shabani 01.04.2023 11:05 PSG ka nisur t’i planifikojë lëvizjet e futbollistëve në afatin kalimtar veror. Vera pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për ekipin parisien që planifikon të freskojë fazën e sulmin. Një nga futbollistët që është vënë në shënjestër nga drejtori sportiv Luis Campos është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen. Nigeriani po e shtyen Napolin drejt titullit kampion në Serie A, e forma e lart ka bërë që PSG ta fusë atë në listën e ngushtë të të dëshiruarve. Parisi ka gati plotë 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit. Osimhen është i preferuar edhe nga Kylian Mbappe i cili e ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.