Pse u largua Gresa Pallaska nga ‘Çka ka shpija’? Flet Naser Rafuna NULL NULL 04.04.2024 21:14 04.04.2024 21:14 Naser Rafuna Marrëdhënia mes aktorëve, Naser Rafuna dhe Gresa pallaska është stërkomentuar ditëve të fundit. Kjo për arsyen se Gresa nuk është më pjesë e kastit të serialit “Çka ka shpija”. E Rafuna, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade. “Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, është shprehur ai. I pyetur nëse ka gjasa të rikthehet, Rafuna ka deklaruar se nuk e di dhe “nuk po merret me atë punë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.