Pse u arrestua Kodak Black? NULL NULL 19.04.2019 13:30 19.04.2019 13:30 Reperi Kodak Black, u arrestua për drogë dhe armë, ndërsa ai po përpiqej të kalonte nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova. Policia thotë se ai ishte midis tre njerëzve të mërkurën në një makinë të tipit Escalade Cadillac, i zi, në të cilën u gjet marihuanë dhe pistoletë Glock 9mm. Përveç akuzës për posedim të drogës dhe armëve, ai përballet me një akuzë në Karolinën e Jugut për sjellje të keqe seksuale nën dyshimin se dhunoi një grua pas një koncerti në vitin 2016. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.