Pse të mos bëni dasmë NULL NULL 20.05.2015 15:24 20.05.2015 15:24 Të gjithë e dijmë që martesa është e mrekullueshme, krijohet familja, krijohen miq të rinjë , por a keni menduar ndonjëherë se sa ja vlenë të bësh dasmë. Ajo sjellë shumë harxhime, sjell pakënaqsi nga palët e tjerë, dhe pse të stresoheni kur keni shumë mundësi më të mira për të përjetuar ditën më të bukur të jetës tuaj. Kurseni shumë para – Vërtetë shumë! Para të cilat mund të jenë shumë të dobishme për një çift të ri që sapo ka nisur jetën si të martuar. Dhe një udhëtim ekzotik për muaj mjalti nuk do të ishte keq. Martesë- Dasmë= Me shumë festime me njerëzit të cilët kanë vërtetë rëndësi për ty. Dasmat në përgjithësi, e sidomos ato shqiptare janë të mbushura me të afërm e miq të prindërve që ndoshta nuk i keni takuar kurrë dhe takimi me ta nuk do t’ju lejojë të rrini me personat që doni realisht. Në vend të kësaj mund të organizoni një mbrëmje më intime me shoqërinë e afërt e familjarët. Koha është në anën tuaj – Është bërë gati si traditë që çiftet e fejuara të presin një vit përpara se të martohen dhe ky vit pothuajse fiks koha që duhet për planifikimin e një dasme. Përveç faktit që duke eliminuar dasmën, ju mund të bëheni zyrtarisht burrë e grua pa pritur një vit të tërë, do të hiqni qafe dhe stresin e kohës së jashtëzakonshme që do t’ju marrë organizimi i një dasme. Mund të jeni më romantike – Edhe pse do të jeni në krah të njëri-tjetrit gjatë gjithëkohës, vështirë se do të keni mundësi të shijoni momente së bashku midis seteve fotografike, zgjedhjes së sallës, fustanit, dhe shqetësimit të vazhdueshëm nëse të ftuarit po kënaqen. Duke organizuar diçka më intime, do të shijoni atë për të cilët e gjithë kjo bëhet për ju. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Disa këshilla nga psikologu Arber Zeka, për prindërit që i kanë fëmijët nëpër shkolla 28/09/2023