23:54, 13 Korrik 2020

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e punës si masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryetarja e këtij asociacioni, Gëzime Çollaku, ka thënë se ky vendim u është dukur i ngutshëm, njofton Klan Kosova.

“Nga 1 qershori, me rillfimin e punës janë marrë të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së virusit. Të gjitha i kemi ndërmarrë konform rregullave të IKSHPK-së. Përveç dezinfektimit të rregullt është bërë edhe dezinfektim disa brenda herë në ditë”, është shprehur Çollaku.

“Nëse ju lejohet qendrave tregtare të punojnë dhe kafiterive, atëherë pse çerdheve t’u pezullohet puna kur fëmijët më së paku janë bartës të virusit? E dimë se kufiri është i hapur, atëherë pse çerdhet të mbyllen kur njerëzit shkojnë në plazhet e Shqipërisë?”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë