Pse qau vogëlushi me violinë? NULL NULL 03.03.2023 11:51 03.03.2023 11:51 Evandro Joao da Silva ishte koordinator dhe udhëheqës i Grupit Kulturor AfroReggae, që sillte muzikën, artin dhe kulturën në favelat e Rio de Janeiros, ose thënë ndryshe në zonat e varfra të metropolit brazilian. Qëllimi i këtij grupi ishte që t’i aqdresojë pabarazitë në këtë qytet dhe për t’i luftuar paragjykimet përmes muzikës, artit dhe kulturës, shkruan Classic. Në tetor të 2009-tës, da Silva ishte plaçkitur dhe qëlluar për vdekje, gjë që e kishte tronditur komunitetin AfroReagge. Mërzië të madhe kishin ndier edhe të gjithë nxënësit e tij të cilët ai i kishte frymëzuar me art në ato ambiente të skamjes. Njëra prej fotografive ikonike është ajo e violinistit 12-vjeçar, Vigario Geral, i cili kishte pasur mësues da Silvën. Gerali e kishte mësuar violinën mjaftueshëm aq sa të luante në funeralin e mësuesit të tij, mes lotëve të tij e tingujve therës. Fotografia e shkrepur nga Marcos Tristao e kishte bërë xhiron e botës.
Arte pamore 16-vjeçari kosovar nxjerr në shitje një pikturë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi 12/02/2023