Pse po i mungon Pacollit Rugova? NULL NULL 02.12.2015 17:37 02.12.2015 17:37 Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka nostalgji për kohën kur në mesin e liderëve kosovarë, ishte edhe Ibrahim Rugova. Pacolli në profilin e tij në facebook, shkruan se Kosovës po i mungon mënyra se si Rugova i trajtonte rivalët politikë dhe se Lidhja e Demokratike e Kosovës që thirret në frymën rugoviane, s’kanë marrë asgjë prej cilësive të tij. “Në këtë ditë të veçantë përkujtimi për Ibrahim Rugovën, veç përshëndetjeve për familjen e tij që më ka mirëpritur gjithmonë, doja të shtroja një pyetje: çfarë na mungon sot prej tij? Na mungon urtia strategjike, na mungon thjeshtësia me të cilën ai i zgjidhte problemet dhe toleranca ndaj rivalëve politikë. E tash ata që në qeverisje që i thonë vetes rugovistë, nuk kanë asgjë prej këtyre cilësive. E në këto kushtet e sodit, ato po na vyejnë shumë duke na thelluar dhimbjen për humbjen e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë