Pse pirja e çajit mund të ndihmojë gjatë një krize? NULL NULL 27.05.2021 10:05 27.05.2021 10:05 Çaji është ndër pijet e parapëlqyera në të gjithë botën. Njerëzit e pinë atë për t’u çlodhur, gjallëruar dhe qetësuar, dhe është diçka që ju duhet tani më shumë se kurrë, shkruan CNNhealth, transmeton Klankosova.tv. Me rritjen e konsumit të çajit, Kombet e Bashkuara kanë caktuar 21 majin “Ditën Ndërkombëtare të Çajit”. Shkencëtarët kanë filluar të shikojnë se si çaji mund të ndikojë në humor dhe aftësinë e njohjes. Në mënyrë të veçantë, ata po hulumtojnë nëse efektet relaksuese dhe alarmuese janë një rezultat i drejtpërdrejtë i përbërësve në çaj. Çaji gjithashtu ka disa përfitime për shëndetin fizik. Konsumimi i tij lidhet me jetëgjatësinë, mund të zvogëlojë disa faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, goditjen në tru, dhe gjithashtu mund të ketë një efekt në shkrirjen e dhjamit. Çaji jeshil dhe i zi vijnë nga e njëjta bimë, derisa çaji jeshil edhe pse përpunohet në një mënyrë tjetër, shkencëtarët besojnë se ka efekte pozitive në shëndetin mendor. Pirja e çajit jeshil është zbuluar se përmirëson funksionimin e trurit, tha Stefan Borgwardt, Drejtor i Departamentit të Psikiatrisë dhe Psikoterapisë në Universitetin e Lübeck në Gjermani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë