Pse përmendet Rama në aktakuzën e ngritur ndaj McGonigal, tregon gazetarja Omeri (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse përmendet Rama në aktakuzën e ngritur ndaj McGonigal, tregon gazetarja Omeri (VIDEO)

NULL NULL
03.02.2023 18:38

Drejtësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ish-shefi i kundërzbulimit të zyrës së Byrosë Federale të Hetimit në Nju-Jork u arrestua në janar e u akuzua se ka marrë para nga miliarderi rus Oleg Deripaska për të hetuar një oligark rival të tij në 2021-tën.

Sipas gazetares Klesiana Omeri, në këtë aktakuzë përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ajo ka treguar se Rama përmendet në aktakuzë për shkak të takimeve të mëhershme që ka pasur me të dyshuarin.

“Në fakt është aktakuza e ngritur nga drejtësia amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe përmendja prej disa herësh e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me disa takime të kreut të qeverisë shqiptare së bashku me McGonigal dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë – në fakt një prej tyre i afërt me Ramën, për shkak se vite me parë ka punuar edhe si këshilltar i jashtëm i tij”.

“Pikërisht kjo aktakuzë e drejtësisë amerikane është zanafilla e gjithë debatit që tashmë është bërë kryefjala në politikën shqiptare”.

Tutje, ajo shton se opozita e akuzon Ramën me pretendimin se ka zhvilluar bisedime me McGonigal për koncesionet e naftës.

“Ndërkohë, nuk janë vetëm këto çështje biznesi që lidhen me këtë çështje, por rëndojnë edhe akuza të tjera ndaj kreut qeverisë për faktin se nëpërmjet parave të dhëna, ka ndikuar dhe ka lobuar për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe pikërisht të gjitha këto zhvillime kanë sjellë një situatë të trazuar politike në vendin tonë”.

klankosova.tv