Pse nuk preferohet t’i pini ilaçet pa ujë? NULL NULL 08.08.2018 23:02 08.08.2018 23:02 Rekomandimi i mjekëve është që bashkë me tabletën të merrni një sasi të caktuar lëngu. Përpirja e tabletave pa ujë, raporton “Timesof India”, mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin tuaj, posaçërisht për ezofagun. Në vend të parë kur pini tabletën pa ujë mund të lëndoni ezofagun. Kur kalon nëpër këtë pjesë tableta mund të shkaktojë lëndime të vogla, më saktësisht prerje. Gjithashtu, përpirja pa ujë e tabletave mund të shkaktojë vjelljen, irritimin dhe inflamacionin e ezofagut, por lehtë mund edhe të mbërthehet. Varësisht nga madhësia e tabletës, nëse mbërthehet tableta mund të shkaktojë dhembje në gjoks, madje edhe gjakrrjedhje. Edhe studimet e gastroenterologëve turq tregojnë që marrja e tillë e tabletave dëmton ezofagun – madje nëse merren edhe tabletat me vitaminën C kanë efekt negativ në këtë pjesë të sistemit të tretjes. Rekomandimi i mjekëve është që tabletat gjithmonë t’i pini me një ose dy gota ujë, shkruan Albeu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day