Pse nuk pranoi deputeti Zyba t’i asfaltohet rruga? (VIDEO) NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk ka pranuar që sot të fillojë asfaltimi i rrugicës që të shpien tek shtëpia e tij, në fshatin Bukosh të Suharekës. Gazetarja e Klan Kosovës, Arjeta Sinani, ishte atje sonte dhe kishte kuptuar se kryetari i fshatit ka thënë se ata kishin pranuar një kërkesë me nënshkrime të banorëve të asaj zonë për ta asfaltuar atë pjesë. Tutje, është thënë se Zyba ishte i informuar edhe më herët se do të fillonte asfaltimi, sot aty kishin shkuar ekskavatorët për të punuar, por kjo ishte e pamundur, njofton KlanKosova.tv