Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse nuk e keni dashurinë që e kërkoni?

NULL NULL
08.12.2023 08:48
Dashuri
Dashuri

Shpesh, ju dëshironi një lloj të caktuar dashurie, por nuk e merrni atë për shkak të mënyrës se si e ndaloni veten të jeni të pambrojtur ndaj të tjerëve.

Kjo mund të ndodhë për shkak të traumës dhe përvojave të kaluara.

“Shumica e njerëzve po bllokojnë dashurinë të cilën e dëshirojnë. Si njerëz, ajo që ne besojmë prodhon atë që mendojmë, e cila prodhon atë që ndjejmë, e cila prodhon atë që bëjmë ne”, shkroi trajnerja e marrëdhënieve, Julia Woods. Më tej ajo vuri në dukje disa arsye pse ne nuk keni dashurinë që doni, shkruan Hindustan Times, transmeton Klankosova.tv.

Nuk besoni se jeni të denjë për të: Ju vazhdoni të mendoni se nuk jeni të denjë për shumë dashuri – prandaj, turpëroheni kur merrni dashurie të shëndetshme. Kjo mund të iu bëjë të distancoheni nga lloji i dashurisë që meritoni.

Nuk besoni se e meritoni: Besoni se duhet të jeni të përsosur për të arritur marrëdhënien që dëshironi. Qoftë pamja, personaliteti apo arritjet, ju vazhdoni të nënvlerësoni veten. Kjo iu bën të ndiheni se nuk e meritoni dashurinë.

Ju nuk besoni se është e mundur: Ju besoni në një formë të shëndetshme dashurie, por jeni gjithashtu jashtëzakonisht pesimistë për botën përreth jush dhe besoni se nuk është e mundur që të merrni atë lloj dashurie.

Besoni se do të përfundojë keq: Besoni se edhe nëse merrni dashurinë që doni, ajo përfundimisht nuk do të zgjasë dhe do të iu thyhet zemra.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.