Pse në një martesë duhet se s'bën një grua e lumtur? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse në një martesë duhet se s’bën një grua e lumtur?

NULL NULL
16/08/2019

Dëgjojmë çdo ditë që numri i divorceve rritet, por kurrë s’besojmë se mund të na ndodhë ne diçka e tillë. Gjithçka mund të ndodhë, kështu që më e mira është që çiftet të punojnë me lidhjen e tyre dhe ta ruajnë dashurinë njësoj si në fillimet e ëmbla.

E dini se një martesë e lumtur është e barabartë me një grua të lumtur? Sa më e kënaqur të jetë një grua nga marrëdhënia afatgjatë, aq më i lumtur është burri më jetën e tij. Kjo lidhet me psikologjinë e femrave. Ato kanë tendencën të bëjnë gjithnjë e më shumë për partnerin e tyre nëse një martesë është e suksesshme dhe kjo sigurisht, ka efekte pozitive në jetën e të dyve.

Me pak fjalë, një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më të lumtur! Nga studimet e kryera është provuar gjithashtu se gratë e vuajnë më shumë kur bashkëshorti i tyre sëmuret, krahasuar me situatën e kundërt. Shpjegimi është i thjeshtë. Gruaja gjithnjë kujdeset nëse burri i saj ndihet keq dhe stresi është i pashmangshëm. Ndërsa në rastet kur sëmuret gruaja, ajo mbështetet tek vajzat e saj (nëse ka) dhe kështu, burri nuk përjeton të njëjtin nivel stresi me të.

Ata që përfitojnë më shumë nga martesa në fund të ditës janë burrat, shkruan anabel. Gjithsesi, niveli i lumturisë së një burri nuk ka ndonjë ndikim të madh tek cilësia e martesës, ndryshe nga ç’ka qetësia e një gruaje. Morali? Grua e lumtur, jetë e lumtur!