Lajmet e fundit

Parfumi nuk është vetëm një mënyrë për të pasur aromë të këndshme, por mund të ndikojë edhe në humor, kujtesë dhe vetëbesim.
Shumë studime tregojnë se sistemi i nuhatjes është i lidhur ngushtë me pjesët e trurit që përpunojnë emocionet dhe kujtimet.
Për këtë arsye, një aromë e caktuar mund të na rikthejë menjëherë në një moment apo periudhë të veçantë të jetës.
Ky fenomen njihet si “Efekti Proust”, i lidhur me shkrimtarin francez Marcel Proust.
Aromat e livandës dhe kamomilit lidhen me relaksimin, ndërsa agrumet mund të japin ndjesi energjie dhe freskie, sipas një artikulli në Fragrantvilla.
Vanilja dhe druri i sandalit shpesh lidhen me ndjenjën e ngrohtësisë dhe rehatisë.
Parfumi mund të ndikojë edhe në vetëbesim, veçanërisht kur lidhet me kujtime apo përvoja pozitive.
Shumë njerëz zgjedhin një “aromë karakteristike” që bëhet pjesë e identitetit dhe stilit të tyre personal.
Zgjedhja e parfumit ndikohet nga personaliteti, humori, stina, kultura dhe rasti.
Kështu, parfumi mbetet jo vetëm një produkt bukurie, por edhe një formë e fuqishme e shprehjes së vetes dhe emocioneve.