9:00, 23 Shkurt 2020

“American Idol” do të nisë transmetimin e sezonit të tretë në ekranin e ABC, por që tani kemi për çfarë të flasim.

Në një video të publikuar nga People, një nga anëtaret e jurisë, Katy Perry vihet re teksa bie në tokë pasi një rrjedhje gazi detyron produksionin të evakuojë godinën.

Në video, gjithçka shkon mirë deri në momentin që ndihet aroma e fortë.

“Ndjeni gjë erë gazi,” pyet Katy. “Është shumë e fortë.” Një tjetër anëtar jurie, Luke Bryan, tha se mban era propan.

Të panikosur, njerëzit në godinë nxitojnë për të dalë jashtë. Katy thotë “s’ndihem mirë,” humbet ndjenjat dhe bie në tokë.

Rrjedhjet e gazit janë shumë të rrezikshme nëse nuk riparohen me shpejtësi. Prania e propanit në ajër mund të shkaktojë hipoksi dhe helmim nga monoksidi i karbonit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë