Pse jeni gjithmonë të uritur NULL NULL 15.05.2015 21:30 15.05.2015 21:30 Ju ndodh që keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës dhe prapë ndiheni të uritur. Është normale që jeni më të uritur kur sapo jeni kthyer nga fitness apo për ju femra qe jeni në prag të ciklit menstrual. Mirëpo dëshira e madhe për të ngrënë dhe vështirësia që të refuzoni ushqim sa herë që ju ofrohet, lidhet me disa fakte tjera. Ja 5 arsyet pse gjithmonë ndiheni të uritur: Dehidrimi Mungesa e ujit në trup iu bën të ndiheni të uritur. Trupi manifeston ndjenja urie sa herë që trupi juaj ka nevojë për fluide. Shpeshherë ndodh që trupi juaj ka uri, kur në fakt ka nevojë vetëm për ujë. Konfuzioni ndodh në hipotalamus, në pjesën e trurit që rregullon etjen dhe apetitin. Kur dehidroheni, trurit i shkaktohet konfuzitet. Ju dëshironi që të rrëmbeni një qese me çipsa kur në fakt ju keni nevojë vetëm për ujë. Gjumi jo i mirë Kur nuk keni bërë gjumë të mirë gjatë natës, hormonet e lidhura me apetitin fillojnë komplotin kundër jush. Gjumi i paktë mund të çojë në rritjen e nivelit të ghrelinës, një hormon që e rrit apetitin. Gjithashtu të flini pak gjatë natës mund të zvogëlojë nivelin e leptinës, një hormon që rrit ndjenjën e ngopjes. Kur nuk flini sa duhet trupi ka nevojë për më shumë energji, të cilën do të mundoheni ta merrni përmes ushqimit. Prandaj ju do të ndiheni gjithmonë të uritur. Konsumoni shumë alkool Studimet tregojnë se personat që pinë alkool, ndiejnë dëshirën për të konsumuar më shumë karbohidrate dhe kalori. Kur pini kujdesuni që të pini shumë ujë. Kjo do ta zvogëlojë dëshirën për të ngrënë pasi të keni pirë koktejin e juaj të preferuar. Hani më shumë proteina Konsumimi i proteinave do të ju mbajë më të ngopur. Kur ju nuk konsumoni proteina sa duhet atëherë edhe ndjenjat e urisë do të jenë më të pranishme. Konsumoni babane, vezë dhe mish të kuq. Trupi ka nevojë për 46 gramë proteina në ditë. Porno-ushqimi Termi porno-ushqim nënkupton fotografitë e bukura të ushqimeve. Miqtë tuaj postojnë fotografi në instagram dhe facebook të vakteve të tyre në ndonjë restaurant apo të përgatitura na vetë ata. Kjo do të bëjë që edhe ju të ndiheni të uritur sa herë që shihni ushqim të seruar bukur që duket jashtëzakonisht i shijshëm. Shmangni faqet e internetit ku ka fotografi të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Disa këshilla nga psikologu Arber Zeka, për prindërit që i kanë fëmijët nëpër shkolla 2 days