Pse internet ka rënë në dashuri në këtë fotografi? NULL NULL 03.10.2015 16:53 03.10.2015 16:53 Fotografia që po shihini më lart është realizuar nga fotografi John Blandig për gazetën amerikane Boston Globe. Ajo shfaq një grup njerëzish duke pritur që të kapin me telefonat e tyre momente nga një parakalim i aktorëve që luajnë në biografinë filmike me gangsterë, “Black Mass”. Ngjarja ka ndodhur gjatë premierës së këtij filmi në “Corner Theatre” në Brookline Massachusetts. Kjo fotografi mund t’jua kujtojë një imazh krejt të zakonshëm me ato të turmave duke brohoritur, por ka një arsye pse është bërë kaq e famshme. Hidhni një vështrim rendit të parë të turmës. Gruaja e moshuar është e vetmja në fotografi në mesin e plot njerëzve, që nuk ka telefon në dorë dhe po e shijon momentin e vetme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.