15:18, 11 Prill 2019

Ndoshta elementi kryesor që e dallon astronautin  nga të tjerët është kostumi i tij i bardhë.

Prej Neil Armstrong-ut e deri tek këta të fundit i kanë pasur të badha. Ama jo vetëm NASA, por edhe programet hapësinore të Rusisë dhe Kinës i bartin kostumet me këtë ngjyrë.

Prandaj, arsyeja pse astronautët e NASA-s i kanë kostumet me këtë ngjyrë nuk është çështje mode sa është çështje jetike për astronautët pasi kjo edhe ua ka shpëtuar jetën.

Në fluturimin e parë hapësinor të NASA-s, Project Mercury, ata i kanë pasur kostumet ngjyrë argjendi, mirëpo asnjëri prej atyre astronautëve pjesëmarrës nuk e kishin eksploruar vakuumin e hapësirës, e që është kyçe, pasi që në hapësirë kostumet hapësinore duhet të reflekojnë shumë.

Orandaj ngjyra e bardhë është më e rëndësishmja pasi që sipas Cathleen Leëis nga Muzeu Kombëtar Ajror dhe Hapësinor i SHBA-së, ngjyra e bardhe e reflekton rrezatimin në mënyrën ma efikase.

Atmosfera në tokë na mbron nga 77 përqind e rrezatimit të diellit por astronautët në hapësirë nuk e kanë atë mburojë, andaj janë të rrezikuar nga temperaturat e larta dhe rrezatimi që pastaj mund të rezultojë në sëmundje dhe probleme të mëdha.

Mirëpo, kostumi i bardhë e reflekton rrezatimin e rrezikshëm të diellit ashtu sikur është efekti i murit të bardhë nëpër dhomat e shtëpive tona që i mban ato më ftohtë se sa që kishte për t’i mbajtur një mur i ngjyrosur me ndonjë ngjyrë më të mbyllët apo të errët siç është e zeza.

Kjo pasi që ngjyra më e çelët absorbon 35 përqind më pak nxehtësi se ajo e mbyllur.

Sidoqoftë, NASA dhe programet tjera kanë filluar të përdorin edhe ngjyra të tjera si pwr shembull të kaltër apo të verdhë, pasi që ekipet e NASA-s kanë për të kaluar vite në planetin Mars dhe mund të vuajnë nga mërzia, bajatosja apo depresioni, andaj ngjyrat mun të shërbejnë që sadopak ta zbusin atë gjendje potenciale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë