Pse gratë duken kaq mirë në moshën 30-vjeçare? (FOTO) NULL NULL 24.05.2019 18:20 24.05.2019 18:20 Përgjithësisht, në kohërat moderne ku jetojmë, gratë e moshës 30- vjeçare duken thuajse si në të 20- at, në mos më mirë. Cila është e vërteta e të dukurit 10 vite më e re dhe shpesh, shumë më mirë se dikur. Nuk u intereson puna e moshës apo gjëra të tilla Çështja e moshës ndikon jo pak në prezencën tonë. Gratë 30- vjeçare janë shumë më të sigurta në vete, karakterizohen nga një vetëbesim i qëndrueshëm dhe janë më pak të shqetësuara për sa i përket opinionit publik dhe se çfarë njerëzit mendojnë. E gjitha kjo reflektohet në dukjen e tyre duke i shndërruar në qenie shumë më interesante dhe tërheqëse. Ndjekin trendet Jo rrallëherë është e vështirë të dallosh një 20- vjeçare nga një 30- vjeçare. Kjo për vetë faktin se që të dyja grupmoshat ndjekin të njëjtat trende në të lyer apo veshur; i njëjti grim, të njëjtat xhinse apo pulovra. Mund të përballojnë produkte apo shërbime të shtrenjta Të paturit më shumë para nënkupton më shumë shpenzime për veten: rroba të shtrenjta, takime me dermatologun, sallone bukurie e të tjera. Kanë gjetur stilin e tyre E thënë ndryshe, mosha 30- vjeçare është periudha e artë për sa i përket imazhit të një gruaje. Në këtë kohë, një grua ka thuajse gjithçka: di çfarë i shkon dhe çfarë jo, ka kurajën të eksperimentojë me dukjen e saj dhe sigurisht gëzon paratë e nevojshme për t’u këshilluar me ekspertë dhe për të mbajtur veshur materiale cilësore. Respektojnë veten Pa mendojeni pak: je 20 vjeçe, ai nuk të mori më mbrapsht, ti e kalove gjithë natën duke qarë dhe të nesërmen në mëngjes dukesh si mos më keq. Lëre pastaj nëse të bërtet shefi apo ngel në provim. Një grua 30- vjeçare pajtohet më lehtë me të tilla situata negative dhe vështirë ta lejojë veten të duket jo mirë. Ndalojnë së ngrëni ushqim të pashëndetshëm Përgjithësisht në moshën 30- vjeçare dieta ushqimore pasurohet dhe përzgjidhet shumë më shumë. Kështu ka më pak fast food-e, më tepër ushqim të gatuar në shtëpi dhe më shumë kujdes ndaj kockave, flokëve apo lëkurës, çfarë nënkupton më shumë vitamina. Më të ndërgjegjshme që koha po ikën Nëse pas dy dekadash jetë mendon se ke gjithë kohën e mundur për të bërë në vazhdim trupin që gjithmonë ke ëndërruar apo për të krijuar stilin e të veshurit që ke në mendje, një grua 30- vjeçare nxiton ta bëjë sa më shpejt, shkruan anabel. Kështu është më e vendosur për të qëndruar e shëndetshme, për t’u marrë me veten dhe për t’u dukur mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.