Pse Fifi shkoi në Turqi pas Big Brother VIP?

Pse Fifi shkoi në Turqi pas Big Brother VIP?

NULL NULL
2 months më parë

Pas eksperiencës në Big Brother VIP, Fifi ka udhëtuar drejt Turqisë.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi këtë shtet për të pushuar disa ditë pas gjithë atyre që kaloi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka ndarë dy fotografi duke zbuluar lokacionin, pasi detaje të tjera nuk ka dhënë. Gjithsesi, duket se Fifi bashkë me shoqërinë e saj udhëtuan drejt Stambollit për të pak argëtim.

Ndryshe, Fifi ka qenë njëra ndër konkurrentët më të përfolura të Big Brother VIP, për shkak të situatave që i ka krijuar brenda, e për të cilat publiku e akuzoi se ka probleme me shëndetin mendor.

Artistja e cila krijoi edhe këngë brenda BB VIP, deklaroi në këtë spektakël se nuk ka probleme psikike dhe nuk ka nevojë për ilaçe ashtu siç kishin thënë disa nga konkurrentët pas largimit të saj nga shtëpia, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)