Pse disa njerëz nuk ngrohen kurrë, ndërsa të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë? NULL NULL 12.10.2018 17:00 12.10.2018 17:00 Shkencëtarët kanë gjetur arsyen pse disa njerëz nuk mund të ngrohen kurrë, ndërkohë që të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë. Kjo për shkak se disa receptorë të qelizave nervore ndodhen thellë brenda trupit dhe ato nuk stimulohen nga temperatura, por nga sinjale të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me temperaturën, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova. Këto qeliza kurrë nuk vijnë në kontakt me mjedisin sepse ato nuk janë të vendosura pranë lëkurës, por janë të mbushura me receptorë që ndikohen nga hormonet, proteinat dhe komponimet e tjera biokimike brenda trupit. Journal of Neuroscience nga Universitetit i Floridës ka gjetur arsyen se pse menopauza, depresioni dhe ethet ndonjëherë shkaktojnë dridhje në të njëjtën kohë kur trupi ka temperaturë të lartë. “Ajo që ne po mundohemi të kuptojmë është roli filozofik dhe patologjik i këtyre receptorëve dhe pse disa njerëz mund të ndiejnë të ftohtë apo dhimbje, pavarësisht nga stimujt e jashtëm”, ka thënë neuro-shkencëtari Jianguo Gu, i cili është hulumtues në Kolegjin e Stomatologjisë. “Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ju dhe unë mund të ulemi në të njëjtën hapësirë dhe njëri mund ta ketë ftohtë ndërsa tjetri jo, kur temperatura e mjedisit është e njëjtë për të dyja palët”, ka shtuar Gu. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë