Pse dështoi Lugina të çojë më shumë deputetë në Beograd? (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse dështoi Lugina të çojë më shumë deputetë në Beograd? (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 3 months më parë

Nga tri, në një ulëse. Ky është bilanci i zgjedhjeve parlamentare për komunitetin shqiptar në Serbi.

Shaip Kamberi, me shumë gjasë, do të jetë deputet edhe për një mandat, pasi lista e tij “Koalicioni i shqiptarëve” mori 0.28% të votave të përgjithshme.

Procesi zgjedhor u shqua me dalje të ulët në Preshevë e Bujanoc. Ndërsa votuesit u ndanë në dy krahë, pasi në garë ishte edhe lista “Lugina e bashkuar” e Shqiprim Arifit.

Për mosunifikimin e luginasve, Belgzim Kamberi, nga Këshilli për të Drejtat e Njerëzve në Preshevë, thotë se kanë faj edhe Tirana e Prishtina, pasi nuk janë angazhuar shumë në bashkimin e politikanëve në një listë të vetme.

Megjithatë, Kamberi konsideron se zgjedhjet nacionale në Serbi nuk zgjojnë interes për shqiptarët atje, teksa thotë se edhe numrat në Kuvend nuk janë fort të rëndësishëm, pasi shqiptarët nuk mund të kenë fuqi politike në këtë institucion.

Kuvendi i Serbisë ka 250 ulëse gjithsej.