Pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e gishtave të këmbës? NULL NULL 17.06.2025 17:48 17.06.2025 17:48 Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, publikoi pamje nga stërvitja me djalin e tij, Cristiano Jr, dhe mori shumë komente nga fansat për thonjtë e zinj në këmbë. Shumë fansa pyetën nëse Cristiano po ndiqte ndonjë lloj trendi që është i zakonshëm në markat e rokut emo. Por ekziston një shpjegim i vërtetë pse Ronaldo, ka llak të zi në thonj. Sipas gazetës gjermane BILD, 40-vjeçari i lyen thonjtë për të parandaluar kërpudhat dhe bakteret. Kur u pyet se pse e bën këtë, Cristiano tha se si atlet, ai kalon shumë kohë me këpucë dhe çizme të djersitura, andaj mundohet t’i parandalojë bakteret. Kjo praktikë përdoret edhe nga sportistë të tjerë si Mike Tyson dhe Israel Adesanya. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.