Pse burrat duhet ngrënë më shumë ananas? NULL NULL 23.03.2019 19:30 23.03.2019 19:30 “Shëndeti i meshkujve” renditi ananasin në një udhëzues të ushqimeve të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksidantëve, vitaminave, enzimeve dhe mineraleve. Edhe burrat edhe gratë janë të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, por burrat kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit në këtë pjesë të trupit, njofton Klan Kosova. Rreziku rritet tek meshkujt që kanë sëmundje inflamatore të zorrëve. Disa nga komponimet në ananas kanë treguar se lehtësojnë inflamacionin e shkaktuar nga IBD, kështu që duke shtuar ananasin në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë kur të moshoheni. Dr. Laura Hale studioi efektet e bromelain (një enzimë që gjendet në këtë frut) në disa qeliza imune. Pas aplikimit të bromelain, disa molekula u kthyen shpejt, por të tjerët morën kohë për të rishfaqur. Sëmundja inflamatore e zorrëve është e lidhur me një sistem imunitar tepër aktiv, kështu që kërkimet e saj janë shumë premtuese për ata që kanë IBD dhe janë të shqetësuar për rrezikun e tyre për kancer kolorektal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 8 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë