PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit NULL NULL 06.03.2023 13:58 06.03.2023 13:58 Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës. PSD ka vendosur 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit të grumbulluar në vitin 2016-të. Më 27 shkurt, në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut. Kurti tha se Kosova qenë e gatshme ta nënshkruajë, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut. Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociaconi i Komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionimin e shtetit të Kosovës. Lajçak tha se në tavolinën e tij i ka 16 modele evropiane, shkruan Kosovapress përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months