PSD te Qeveria: Kjo nuk është zyrë e kryeministrit, por mekanizëm shtetëror që i është nënshtruar KEDS-it NULL NULL 26.01.2022 11:37 26.01.2022 11:37 Aksioni simbolik i Partisë Socialdemokratike para Qeverisë së Kosovës ka përfunduar. Aktivistët e PSD-së kanë vendosur një pankartë mbi logon e qeverisë në hyrje të objektit, me mbishkrimin “Zyra për Informim për KEDS dhe KESCO”. Nol Nushi, nga kjo parti, tha se vendosja e pankartës është bërë me qëllim që të tregohet se aty nuk është zyrë e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, por zyrë, siç pretendon ai, e mekanizmit shtetëror që i nënshtrohet KEDS-it e KESCO-s. “Ishit dëshmitarë të një sjelljeje totalisht absurde të rojeve edhe policisë së kësaj qeverie për një baner që është i letrës, 1.50 me 60, e shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo qeveri, mirëpo, s’ka faj sepse janë totalisht në panik nga vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private qysh është KEDS-i, pra kjo, nga dje e këtyre ditëve të fundit, nuk është zyrë e kryeministrit e Qeverisë së Kosovës që përfaqëson interesat e Kosovës por është zyrë e mekanizëm shtetëror, që i është nënshtruar tërësisht Korporatës së Distribucionit të Energjisë siç është KEDS-i dhe KESCO”, ka thënë Nol Nushi. Ai tha se KEDS-i e KESCO ia kanë mbi 50 milionë euro borxh KEK-ut, kompanisë publike dhe askush, sipas tij, nuk flet për atë borxh, njofton Klankosova.tv Nushi shtoi se kryeministri i vendit është duke shantazhuar dhe se, sipas tij, është e pavërtetë se 70 për qind e qytetarëve harxhojnë më pak se 600 kilovat. “E keni parë qysh Kurti na shantazhon çdo ditë, duke thënë se ja kemi me pasë reduktime, ja rritje të çmimit, ky është shantazh i papranueshëm sepse në fund të fundit këtë rritje të çmimit po e bën në kurriz të qytetarëve, .. është rren që thonë se nën 600 kilovat janë 70 për qind e qytetarëve është e pamundur një familje katër anëtarëshe të ngrohet me rrymë e të mos e kalojë të paktën 1000 kilovat”, ka shtuar ai. Sipas Nushit qytetarët janë duke u dëmtuar, pasi po paguajnë edhe rrymën e veriut të Mitrovicës, pjesë kjo që siç thotë ai, nuk merret parasysh nga ZRRE-ja. “Ne po e paguajmë rrymën e veriut, ku as nuk po rritet çmimi. Ajo pjesë e Kosovës nuk merret parasysh nga ZRRE”. Andaj tha se të shtunën në ora 2 do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024