11:13, 16 Maj 2019

Në rend dite të seancës së sotme plenare, janë edhe pikat për Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, si dhe formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, deputet i PSD-së, Driton Çaushi ka kërkuar mocion procedural që dy pikat e lartëpërmendurat të vendosen si të parat në rendin e ditës, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, i njëjti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.

Kësisoj, Kuvendi ka vazhduar me pikat  e deklarimit jashtë rendit të ditës, si dhe pyetjet parlamentare.

Konkurs Pune

Lexo më shumë