PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën NULL NULL 19.03.2023 14:43 19.03.2023 14:43 Partia Socialdemokratike ka bërë të ditur se të shtunën e javës së ardhshme, më 25 mars do të mbajnë protestë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se dakordimi për marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër është i dëmshëm për Kosovën. “Kryeministri Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”. “Prandaj, të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti'”, ka thënë PSD. Pos kësaj, kryetar i PSD-ës, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka deklaruar se Serbia dje në Ohër ka shënuar një fitore të madhe. “Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Pas Ahtisari Plus, tani po ofrojmë Asociacion plus”, ka thënë Molliqaj para mediave.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months