PSD dhe studentët kundër liturgjisë serbe (VIDEO)

PSD dhe studentët kundër liturgjisë serbe (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 2 weeks më parë

Objekt të shovinizmit po e konsiderojnë vendin ku një ditë më parë serbët bënë rite fetare dhe e quajtën ‘Shtëpi të Zotit’.

E si të tillë aktivistët e Partisë Socialdemokrate edhe e emëruan Kishën Ortodokse përmes  mbishkrimit “Simboli i shovinizmit bëhet faltore. E bekoi Albin Kurti”.

Por, paraprakisht ata larguan një shkrim tjetër që dikush e kishte vënë.

Me të përfunduar socialdemokratët aksionin e tyre në protestë para kishës dolën edhe studentët.

Me pankarta në duar, siç thanë ata, dolën të reagojnë kundër aktivitetit fetar të mbajtur të enjten në objektin e ndërtuar në hapësirën që Universiteti i Prishtinës me gjyq po e mbron si të veten.

Për liturgjinë ka reaguar edhe Universiteti i Prishtinës, ani se një ditë më parë ata thanë nuk e komentuan zhvillimin në kishë duke e lënë kompetente komunën për pronën.

Nëpërmjet një komunikate për media ky institucion tha se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e Kampusit Universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia e së enjtes.

Universiteti ndër të tjera ka ritheksuar se Kampusi Universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike, derisa ka dënuar çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit.