PSD bën “plazh” në oborrin e Qeverisë (FOTO) NULL NULL 01.05.2023 11:37 01.05.2023 11:37 Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë. Aktivistët e kësaj partie kanë bërë “plazh” duke vendosur një karrike edhe një peshqir. “Jemi në pushim vjetor (365 ditë) ndaj të drejtave të punëtorëve”, shkruante në parullen e kësaj partie. Ky aksion u realizua për 1 Maj- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në ditën e sotme në shumë vende të botës protestohet për të kërkuar më shumë të drejta për punëtorët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.