20:43, 22 Shtator 2019

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur një tubim me qytetarë të Gjilanit për të shpalosur programin e tyre dhe për të kërkuar votën e 6 tetorit.

PSD tha se edhe Anamorava sikur e gjithë Kosova janë “njëzëri për 100 për qind shtet”, njofton Klan Kosova.

Ata premtuan mirëqenie të qytetarëve duke thënë se këtë e kanë prioritet.

Postimi i plotë:

Qytetarë të shumtë të Gjilanit u mblodhën sonte që t’i japin mbështetje të fuqishme koalicionit AAK-PSD. Anomarava sikur gjithë Kosova, janë njëzëri për 100% shtet.

Mirëqenia e qytetarit është prioritet i shtetit. Ne do të sigurojmë që një gjë e tillë të jetë synimi kryesor përgjatë 4 viteve të ardhshme.

100% përkushtim për një shoqëri me solidaritet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë