PS-LSI prezanton në Athinë kandidatët për Jugun - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PS-LSI prezanton në Athinë kandidatët për Jugun

NULL NULL
01/06/2015
Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në Athinë kandidatet e saj për jugun e Shqipërisë.

Në një prezantim të platformave të tyre elektorale, kandidatet e majtë Jorgo Goro për Himarën, Floriana Koka për Sarandën dhe Shezai Beqiri për Konispolin kërkuan votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, pasi sipas tyre është e nevojshme edhe prania e emigrantëve në projektet e zhvillimit të bashkive që ata kandidojnë, si pjesë e pa ndarë e kombit shqiptar.

Kandidatët thanë se, është e rëndësishme që emigrantët të vijnë për të votuar për të majtën, pasi sipas tyre, Alenca për Shqipërinë Europiane ofron një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Një sërë lehtësirash për emigrantët që vendosin të kthehen në atdhe, por edhe mundësi të reja do të ketë për ju, u shprehën kandidatët.

Edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kërkuan që politika shqiptare të mbajë premtimet e dhëna për ta gjatë fushatave të kaluara dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje atyre dhe problemeve të tyre, kudo ata ndodhen,transmeton Top Channel.