PS fiton në Vorë, Kamzë dhe Elbasan NULL NULL 14.05.2023 22:09 14.05.2023 22:09 Partia Socialiste deri më tani raportohet se i ka fituar zgjedhjet në Vorë, Kamzë dhe Elbasan. Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kandidati i Partisë Socialiste në Kamzë, Rakip Suli mori 60.65 për qind të votave, duke siguruar një tjetër mandat katërvjeçar. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha siguroi 35.11 për qind, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, 4.24 për qind. Sipas KQZ-së, Bashkia e Vorës u fitua nga Blerim Shera me 74.28 për qind të votave, teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha mori 25.72 pë qind të votave, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv E në Elbasan, fitues u shpall Gledian Llatja, kryebashkiaku aktual me 55.03 për qind të votave. Luçiano Boçi i “Bashkë Fitojmë”, mori 44.97 për qind të votave./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Klan Kosova transmeton faljen e Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO) 21/04/2023