PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit NULL NULL 04.03.2023 10:48 04.03.2023 10:48 Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka arritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti. Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese, raporton Top-Channel, përcjell Klankosova.tv. Kujtojmë se dy ditë më parë në KQZ dërgoi kërkesën për regjistrim Partia e Lirisë nën drejtimin e Ilir Metës. Aktualisht, vetëm Partia Demokratike ka mbetur pa dërguar shkresën për regjistrim në KQZ. Momentalisht, “timoni” i Partisë Demokratike do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili është në cilësinë e nënkryetarit, deri kur të jepet një vendim tjetër nga Gjykata e Tiranës. Pasi Apeli hodhi poshtë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Ndërsa, nuk dihet ende vendimi që do të marrë Berisha, nëse do t’i regjistrojë kandidatët si të pavarur apo do krijojë koalicion me parti të tjera. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months