Provat në rastin Dehari, Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Provat në rastin Dehari, Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria

NULL NULL
20.02.2023 10:58

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, nesër në ora 10:00 do të intervistohet Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur  avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili në Facebook ka  njoftuar se Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.

Deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.