Protuestuesit shqiptarë mblidhen te Ura e Ibrit, s’dinë kush i ka thirrur (VIDEO) NULL NULL 01.06.2023 12:41 01.06.2023 12:41 Qindra shqiptarë janë mbledhur tek Ura e Ibrit e cila ndan komunat Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut. Protestuesit kanë thënë se aty do ta zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe se nuk do të dalin në pjesën veriore. Për Klan Kosova, protestuesit kanë thënë se nuk e dinë saktë se kush e ka organizuar protestën dhe se pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës për të mos u bashkuar, ata kanë vendosur të dalin. “Jo nuk ndahet Mitrovica”, është njëra prej thirrjeve të tyre që po bëhen aty. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day