22:24, 17 Gusht 2019

Aktivistët e opozitës ruse kanë organizuar sërish protesta nëpër rrugët e Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira.

Ata gjithashtu kanë kërkuar lirimin e protestuesve që u arrestuan nga autoritetet ruse javë më parë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë se një muaj, rrugët e Moskës janë vërshuar nga protestuesit pasi autoritetet iu kanë ndaluar kandidatëve të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se në javët e fundit, policia ka arrestuar më shumë se dy mijë protestues. Gjatë arrestimeve, autoritetet kanë përdorur forcë të tepruar dhe i kanë quajtur prostatat si të paligjshme.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë