Protestuesit kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës: Kryeministër ose neve ose KEDS-in NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, që nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, përfundoi te objekti i qeverisë. Kësaj proteste i janë bashkuar shumë qytetarët të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar, si: “Asnji cent ma shumë”, “Rryma nuk është lluks”, “Ngrohja nuk është komoditet”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “S’paguajmë për veriun”, e të tjera. Organizatorja, Anita Mjeku, iu drejtua masës, dukë iu thënë se reagimi i tyre është si rezultat i tendencës së ZRRE-së për t’u shtrenjtuar çmimi i rrymës. “Kjo është një padrejtësi që po na kanoset kur kriza pandemike e ekonomike është duke u thelluar. Njëherë u ballafaquam me reduktim enorme, duke u kërcënuar tani për atë se nëse nuk duam reduktim të paguajmë më shumë.. Propozimi i fundit të ZRRE-së do të na varfërojë edhe më shumë”, ka thënë Mjeku. Sipas saj ky propozim thellësisht i padrejtë, është tentativë për t’i pasuruar bizneset. Ajo tha se janë mashtruar nga kryeministri Kurti, duke shtuar se qytetarët e dinë se sa paguajnë rrymën, dhe me tarifat aktuale nëse një banor ka paguar 50 euro në muaj, me tarifat e reja do paguajë diku rreth 108 euro. Ajo madje kërkoi që kryeministri të bëjë një zgjedhje në mes qytetarëve ose KEDS-it, njofton Klankosova.tv “Kryeministri thotë se qytetarët po fantazojnë, ose do të ketë reduktime, ose shtrenjtim të rrymës, ne i themi ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije edhe kryeministrit edhe të gjithëve se rryma asnjëherë nuk ka qene e lirë. Ne e dimë edhe sa e paguajmë faturën edhe sa KEDS-it, nuk do të japim asnjë cent ma shumë për me e pasunu KEDS-in”, ka shtuar ajo. Ndërkohë, të njëjtit kanë kërkuar po ashtu edhe shtetëzimin e kompanisë KEDS. Edhe qytetarët e intervistuar nga Klan Kosova gjatë kësaj proteste janë ndierë të zhgënjyer me tendencën e rritjes së çmimit të energjisë. Ata kanë kërkuar që të takohen me Kurtin dhe t’ia shpjegojnë që nuk kanë mundësi të paguajnë pagesa shtesë.
Kosova “Infermierëve të pandemisë” nuk iu dha paga qe 3 muaj, nuk u paguan as kujdestaritë (VIDEO) 25.05.2022 9: 25