Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestuesit e maskuar serbë në Leposaviq thyejnë kamerën e Tëvë1, AGK i dënon sulmet

NULL NULL
30.05.2023 13:30

Në Komunën e Leposaviqit aktualisht gazetarët e mbi 10 medieve janë sulmuar nga persona të maskuar.

Kolegët nga Tëvë1, kanë njoftuar AGK-në, se disa persona ua kanë thyer kamerën e tyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska, transmeton klankosova.tv.

”Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar”.

”Njëherësh, ju bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.