Lajmet e fundit

Në protestën e mbajtur të enjten në Prishtinë në mbrojtje të UÇK-së, në përfundim të saj, protestuesit kanë dërguar simbolikisht te objekti i Qeverisë dosje të mbushura me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen, propozim ky i PDK-së, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse fillimisht protestuesit u penguan nga kordoni policor që t'i afroheshin ndërtesës së ekzekutivit, disa nga ta u lejuan t'i dorëzonin ato. /Klankosova.tv