Protestuesit dalin nga oborri i qeverisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestuesit dalin nga oborri i qeverisë

NULL NULL
30.03.2015 14:30
E plotësuar: Protestuesit, veteranë të UÇK-së, ia kanë dalë t’i kalojnë rrethojat dhe janë futur në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Fillimisht ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë, por pastaj janë ndalur dhe në shenjë respekti ndaj forcave të rendit, kanë liruar oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Policia ka krijuar një kordon para hyrjes kryesore dhe nuk po lejojnë askënd të futen brenda objektit, ndërsa brenda oborrit të Qeverisë janë prezent edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

veteran-euml-ve-iu-premtohet-deri-n-euml-fund-t-euml-jav-euml-s-s-euml-ardhshme-publikohen-listat_hd

Aktualisht veteranët janë duke protestuar jashtë rrethojave të objektit qeveritar dhe presin që dikush nga zyrtarët të pranojë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur prej pesë vetash për të biseduar kërkesat e parashtruara.