Lajmet e fundit

Autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të përdorë rrrugë alternative përmes Harilaqit pasi daljet nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” janë bllokuar nga protestuesit.

Qytetarë të mbledhur në disa pika pranë aeroportit kanë kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Bllokimi i rrugëve ka ndodhur në ditën kur në Prishtinë është paralajmëruar protesta gjithëpopullore “Jo në emrin tim”, e cila mbahet nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta është organizuar kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.