Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Organizatori i protestës në Tetovë arrestohet derisa po jepte intervistë për emisionin “Alibi” të Klan Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
18.09.2021 21:39

Tetë ditë paraburgim i janë caktuar Blerim Ahmedit nga Tetova, pasi ai u arrestua të premten derisa po jepte intervistë për gazetarin e Klan Kosovës Kushtrim Bekolli.

Derisa Ahmedi po intervistohej ka intervenuar policia maqedonase dhe e ka arrestuar atë si organizator të protestës së mbajtur paraprakisht në ditën e njëjtë në Tetovë e cila ishte thirrur për të kërkuar drejtësi për 14 personat që vdiqën pas zjarrit në spitalin modular.

Avokati i tij, Besnik Asani, tha se ai akuzohet për veprën penale të nenit 384 të Kodit Penal i cili parasheh 1 deri 5 vite burgim.

Ekipi i emisionit “Alibi” të Klan Kosovës qëndroi në Tetovë për ta sjellë dokumentarin rreth asaj se çka ndodhi natën e 8 shtatorit e i cili do të transmetohet të mërkurën më 22 shtator.

Pamjet janë xhiruar nga kameramani i Klan Kosovës Leotrim Canaj.

lajme të ngjashme