Lajmet e fundit

Disa protestues kanë nisur të mblidhen qysh nga ora 09:00 para Kuvendit të Kosovës.
Një nga protestuesit tha se Kuvendi duhet të mblidhet pasi sipas tij, e ka obligim votimin e Projektligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, për Klan Kosova tha se më pas duhet të vazhdohet edhe me çështjen e presidentit.
“Duhet të mblidhet Parlamenti, e ka të obligueshme, për arsye se jemi në një pozicion mjaft të palakmueshëm. Kështu që duhet të mblidhen, të bisedojnë me njëri-tjetrin këta politikanë, gjegjësisht edhe kryeministri që e ka barrën kryesore. Ta aprovojnë ligjin, dhe të vazhdojnë edhe me president”, u shpreh ky protestues.