Protestojnë të papaguarit, “shantazhojnë” me këngë kurbeti (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 1 month më parë nga Arbreshë Uka 1 month më parë Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë protestuan të mërkurë para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak që nuk morën paga gati tre muaj. Mantelbardhëve iu premtua një takim pas protestës me Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së, Naim Bardiqin, mirëpo protestuesit nuk iu përgjigjen takimit derisa thonë se duan vetëm përgjigje zyrtare. Përfaqësuesja e Infermierisë në QKUK, Nurije Ukaj, tha se të martën kishin zhvilluar një takim me shefin e kabinetit, Kujtim Salihu, i cili ju kishte thënë se ka optimizëm për këtë. Por, zëvendësministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha, tregoi se deri më tani ka pas paqartësi procedurale të administratës, por që tashmë janë sqaruar dhe që deri në fund të javës pritet të merret vendimi, në mënyrë që sa më shpejtë të procedohet me pagat e stafit mbështetës.
Kosova Molliqaj ia publikon numrin Muratit, kërkon nga qytetarët t’i çojnë mesazh me tekstin “dorëheqje” 30.06.2022 18: 42
Kosova Kryeziu-Hyseni: Edhe Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat (VIDEO) 30.06.2022 18: 39