12:39, 12 Shtator 2019

Sindikata e Re Koorporata Energjetike e Kosovës është duke mbajtur protestë para Termocentralit Kosova A, njofton Klan Kosova.

Këta sindikalistë thonë se pagat e tyre janë duke u zbritur dhe ata janë kundër kësaj.

Selatin Sadiku, nga Sindikata e Re KEK, tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do të përdorin të gjitha masat sindikale që kanë.

“Ligji mbi paga dhe kontrata kolektive me date 25 korrik 2018, kemi kërkuar që KEK të mos jetë pjesë e ligjit të pagave. Pagat aktuale janë duke pësuar zbritje prej 22 përqind deri 50 përqind”.

“Tendenca për ulje të pagave është diskriminuese duke marrë parasysh rritjen në sektore të tjerë.

“Kontratat me ulje nuk do t’i nënshkruajmë. Do të jemi të detyruar t’i përdorim të gjitha masat sindikale. Kërkojmë që punëtorëve tu jepet edhe rroga e 13 duke pasë parasysh rezultatet”, ka thënë Sadiku në këtë protestë.

Ndërsa Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre Kosova ka mundësi të mbetet në terr.

Punëtorët e KEK-ut në protestë

Konkurs Pune

Lexo më shumë